Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
​Shqipëri, asnjë viktimë nga koronavirusi brenda 24 orëve – konfirmohet vetëm një rast i ri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar vetëm një rast i ri me virusin korona nga 3348 testime dhe asnjë person fatmirësisht nuk ka humbur jetën.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID-19, prej tyre një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në total në 130.002.

Që nga shpërthimi i pandemisë me virusin korona në Shqipëri janë regjistruar 132.514 raste, prej tyre 130.002 janë shëruar, 56 janë raste aktive, ndërsa jetën e kanë humbur 2.456 persona.

Youtube

Arkiva

Kategoritë