Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
OBSH: Varianti “Delta plus” i koronavirusit, rrezik i ri

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të premten se varianti Delta i coronavirusit është identifikuar në të paktën 85 vende të botës dhe “është më ngjitës krahasuar me variantet e tjera të identifikuara deri më tani”.

Ai shtoi se ky variant po përhapet me shpejtësi në mesin e personave të pavaksinuar.

“Ndërsa disa vende po lehtësojnë masat e shëndetin publik dhe të distancimit fizik, kemi filluar të shohim rritje të infeksioneve në të gjithë botën”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Është mjaft e thjeshtë: sa më shumë infeksione, më shumë variante”.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kjo gjë e bën edhe më urgjente përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion për të parandaluar infeksionet.

Ndërkohë zyrtarët e shëndetësisë thonë se një mutacion i ri i variantit Delta të coronavirusit, i identifikuar fillimisht në Indi, është shfaqur në pothuajse 12 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe.

Autoritetet druhen se varianti “Delta plus” mund të jetë edhe më ngjitës, se varianti Delta. Shkencëtarët sapo kanë nisur ta studiojnë llojin e ri. /VOA/

Youtube

Arkiva

Kategoritë