Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse duhet të përdorni lidhëset spirale për flokët dhe jo ato të zakonshmet

A janë lidhëset spirale më të mira se lidhëset normale të flokëve? Me gjasë po

Kapja e flokëve me lidhëse, të cilat përgjithësisht përmbajnë një material llastiku që i mban flokët e shtrënguar, mund të shkaktojë probleme.

Kapjet e forta ndikojnë te rënia dhe dëmtimi i flokëve. Lidhëset normale janë të forta dhe mund t’i këpusin fijet.

Nga ana tjetër, lidhëset spirale kanë tendencën të mbështillen më pak rreth flokëve. Materiali i tyre prej plastike të lëmuar e bën më të thjeshtë stilimin.

Përpos kësaj, nëse nuk doni që te flokët të krijohen viza pasi i kapni, këto lidhëse lënë më pak “gjurmë” se ato normale.

Madhësitë, ngjyrat dhe dizajnët janë të shumëllojshme, ndaj mund të zgjidhni se çfarë ju përshtatet me flokët tuaj.

Kini parasysh që nëse lidhësja spirale zgjerohet shumë, mund ta ktheni në gjendjen e mëparshme duke e vendosur në një enë me ujë shumë të nxehtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë