Dr.Besa Kolloni është sulmuar në vendin e punës gjatë kohës së saj së pauzës.
Lajmin e ka bërë të ditur doktor Genc Sopa, përmes një postimi në Facebook.
Duke thënë se Besa gjatë kësaj kohe ishte duke ndihmuar në vaksinimin e populates në komunën e Dragashit, asaj nuk i është ofruar as siguria minimale fizike e intelektuale gjatë ofrimit të shërbimeve.
Sopa përmes këtij postimi ka kërkuar përkrahje institucionale e popullore ndaj këtij sulmi.
Postimi i plotë:
“Në emër të specializantëve të Gjinekologjisë dhe emrin tim personal shprehi indinjaten tonë ndaj sulmit verbal e fizik drejtuar koleges sonë Dr.Besa Kolloni, nga L.R dhe djali i tij G.R asambleist i KK Dragash, në vendin e punës gjatë kohës së saj të pauzës. Kur Dr. Besa ka lënë anash ngritjen e saj profesionale për të ndihmuar në vaksinimin e popullates në komunën e Dragashit, asaj nuk i është ofruar as siguria minimale fizike e intelektuale gjatë ofrimit të shërbimeve.
Përtej kësaj është e dhimbshme dhe tragji-komike që personat përgjegjes për vaksinim në atë qendër i mundesojnë një personi të tillë marrjen e vaksinës pas sulmit sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Kërkojmë përkrahje institucionale e popullore, në kohën kur ka numër të limituar të vaksinave, është e turpshme ti mundësohet vaksinimi kujdoqoftë, pamarrëparasyshë kapajdallëkun e pozitat politike që ai bartë.
Derisa ne si grup do të përkrahim edhe privatisht Dr Besën pergjatë procesit ligjor që tashmë është inicuar, kërkojmë nga institucionet përgjegjese si Ministria e Shëndetësisë, Ministra Punëve të Brendshme, Oda e Mjekëve dhe tjera relevante, të ndërmarrin masat e duhura për këtë rast dhe hapa konkret drejt mos përsëritjes së rasteve të ngjashme”. /FamiljaJonë/