Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër coronavirusit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vaksinuarve gjithsej në Kosovë është 149.121, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, të vaksinuar me dozën e dytë janë 25.158 qytetarë.
Ndërsa, në 24 orët e fundit, janë vaksinuar 4.439 qytetarë.
Vlen të përmendet se javëve të fundit në Kosovë ka pasur ulje të rasteve me COVID-19, e po ashtu edhe të viktimave.
Në 24 orët e fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën dy persona, kurse janë konfirmuar 14 raste pozitive.
Ndryshe, nga data 23 në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuese antiCOVID, ku janë lejuar ahengjet familjare, mbrëmjet e maturës etj.
Po ashtu, janë lejuar aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, lejohet prania e shikuesve deri në 15 % të kapaciteteve.