Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pesë shenja që tregojnë se keni takuar personin e duhur, në kohën e gabuar!

Shumë ekspertë bien dakord se mund ta takosh atë “të duhurin”, por në një kohë të gabuar dhe kur kjo ndodh, gjithçka mund të duket konfuze: Lidhja ndihet si e drejtë, por njëkohësisht edhe gabim

Pavarësisht nëse jeni të përqendruar në karrierën tuaj, duke u rikuperuar nga një ndarje ose duke u përgatitur për të lëvizur në të gjithë globin, mund të takoni dikë të shkëlqyeshëm në një kohë jo shumë të mirë për një numër arsyesh.

Siç thotë eksperti i marrëdhënieve April Masini, “të kesh kimi me dikë është shumë e ndryshme nga të kesh pajtueshmëri për marrëdhënie afatgjata me ta”, shkruan Elite Daily.

Ja disa shenja treguese për gjithë sa u tha më sipër:

1 – Qëllimet tuaja nuk përputhen me njëri-tjetrin

Zakonisht, është e qartë kur njihni dikë dhe vizionet tuaja për të ardhmen përputhen. Nëse njëri prej jush dëshiron fëmijë së shpejti dhe tjetri jo, për shembull, atëherë mund të ketë një problem. Apo mbase njëri prej jush dëshiron të zhvendoset, por tjetri mendon se është mirë aty ku është.

Kjo nuk do të thotë se ju duhet të bini me patjetër dakord për çdo gjë, por të paktën të jeni në të njëjtën linjë kur bëhet fjalë për veprime me rëndësi shumë të madhe në jetët tuaja.

2 – Stilet tuaja të jetesës janë shumë të ndryshme

Njerëzit vazhdimisht ndryshojnë dhe rriten, dhe është e mundur që ju të dy mund të ndani më shumë vlera në të ardhmen, por ndoshta për momentin mënyra se si po e jetoni jetën nuk përkon me një bashkim të të dyve në afatgjatë.

3 – Nivelet tuaja të pjekurisë nuk përputhen

Ndërsa mosha mund të luajë një rol, nuk është i vetmi faktor që ndikon në nivelin e pjekurisë së dikujt. Ju mund të jeni moshatarë ose të keni diferencë moshe, por në të dyja rastet do ta kuptoni kur pjekuria të përbëjë problem për ju.

4 – Një nga ju nuk është gati për lidhje romantike

Ju mund ta gjeni atë person në mes të një ndryshimi të madh në jetën e tyre si humbja e një personi të afërt, një punë e re, shpërngulje etj.

Në këto raste, angazhimi për një marrëdhënie të re mund të jetë sfidues, ndoshta dhe i pamundur. Mbase, ai/ajo nuk është ende emocionalisht i disponueshëm, citon Anabel.

5 – Njëri prej jush sapo është ndarë

Në momentin që njerëzit ndahen, ata zakonisht nuk duan një lidhje tjetër. Përkundrazi, marrin kohë për veten, për t’u shëruar apo edhe për të jetuar ca kohë si beqar/e.

Ju duhet ta respektoni këtë sepse është normale. Por a mund të prisni? Varet nga ju dhe marrëdhënia që keni krijuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë