Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ÇRREGULLIMET E SHËNDETIT PËRSHKAK TË TEMPERATURAVE  LARTA GJATË VERËS  DHE KUJDESI MJEKËSOR

Shkruar nga Basri Lenjani, drejtor i Emergjencës në ShSKUK

Sëmundjet e të nxehtit hipertermia është gjendje e rritjes së temperaturës së brendshme trupore, e cila shfaqet si pasojë e krijimit të tepërt të nxehtësisë në organizëm, ose si pasojë e moslargimit të tepërt të nxehtësisë nga organizmi.

Hipertermia mund të emërtohet si sindromi, që paraqitet si pasojë e ndikimit të temperaturave të larta dhe lagështirës nga mesi i jashtëm. Hiperteremia shkaktohet nga: temperaturat e larta të ambientit të jashtëm, lagështia e lartë relative, rritja e aktivitetit fizik, të moshuarit, fëmijët e vegjël, nënat shtatëzana, sëmurjet e mëparshme; sistemit nervor qendror, kardiovaskulare, të frymëmarrjes, diabeti, dehidrimi, përdorimi i barnave dhe alkooholit, trashësia, sëmundjet e veshkave, retardimi mental, funksioni i shtuar i gjëndrës tiroide, sëmundjet e lëkurës etj.

Gjendjet e hipertermisë mund të klasifikohen dhe të renditen në pesë grupe: Sinkopa nga veprimi i të nxehtit, shtangimet nga të nxehtit, plogështia nga të nxehtit, goditja nga të nxehtit dhe diellosja.Që trupi ynë të funksionojë si duhet, është e nevojshme që të ruhet temperatura e trupit brenda kufijve të normales, i cili është një proces kompleks. Qendra e termorregullimit është e vendosur në hipotalamus. Në rast të temperaturave të larta, trupi ynë mbron veten duke rritur qarkullimin e gjakut përmes lëkurës dhe djersitjen.

Nën ndikimin e temperaturave të larta të ambientit, mund të ndodhin çrregullime të ndryshme shëndetësore, nga të lehta deri te ato të rënda, të cilat mund të jenë potencialisht të rrezikshme për jetën.

Askush nuk i pëlqen temperaturat e larta (ose nxehtësinë) gjatë verës, kështu që nxehtësia tropikale mund të shkaktojë probleme serioze te të sëmurët dhe te personat plotësisht të shëndetshëm. Armiq kryesorë të trupit tonë janë djegiet nga dielli dhe goditja nga nxehtësia.

Gjendjet e hipertermisë mund të klasifikohen dhe të renditen në pesë grupe: Diellosja, sinkopa nga veprimi i të nxehtit, shtangimet nga të nxehtit, plogështia nga të nxehtit dhe goditja nga të nxehtit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë