Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mali i Zi dhuron vaksina antiCOVID-19 për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ka pranuar donacion me vaksina antiCOVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.

Mehaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac.

Lexoni të plotë postimin:

Sot pata kënaqësinë të pranoj donacionin e vaksinave anti COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, donacion ky shumë të vlefshëm jo për nga vlera financiare sa i vlefshëm nga vullneti i veçantë i dëshmuar për përkrahje të plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët tanë malazez.

Isha i nderuar që aktin e pranimit ta nënshkruajmë së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq.

Ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac.

Bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen që si dy vendeve fqinje me kapacitetet tona të kontribuojmë sa më shumë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë