Numri i vdekjeve të lidhura me Covid-19 ka kaluar 500,000 në Brazil, numri i dytë më i lartë në botë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët thonë se shpërthimi mund të përkeqësohet mes vaksinimit të ngadaltë dhe fillimit të dimrit.
Virusi vazhdon të përhapet ndërsa presidenti Jair Bolsonaro refuzon të mbështesë masa si distancimi shoqëror.
Instituti shëndetësor Fiocruz thotë se situata është “kritike”. Vetëm 15% e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar.
Kongresi po heton trajtimin e qeverisë të pandemisë ndërkohë që presidenti Bolsonaro është kritikuar rëndë për moszbatimin e një përgjigje të koordinuar kombëtare dhe për skepticizmin e tij ndaj vaksinave, bllokimeve dhe kërkesave të veshjes së maskave, të cilat ai ka kërkuar të lirojë.
Në këtë drejtim, Opozita akuzon presidentin për vonimin e blerjes së vaksinave për arsye politike, pasi ai vazhdimisht ka “injoruar” ashpërsinë e pandemisë.