Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rizoto me domate qershi, pasi ta provoni do e gatuani çdo ditë

Kjo recetë u përgatit nga LINDA FISHTA

Përbërësit për 4 persona: 400 g oriz Carnaroli, 300 g salcë domatesh, së cilës i kemi shtuar 1 lugë sheqer për t’i hequr aciditetin, 200 g domate qershiza, 1 litër lëng perimesh i valuar, 3 lugë vaj ulliri, 1 qepë, 50 g djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër kaçkavall me cilësi, 50 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi i prerë në kubikë, borzilok i freskët.

Përgatitja: Në një tenxhere, skuqim qepën me vajin e ullirit dhe kur kjo të jetë bërë transparente, shtojmë orizin, të cilin e skuqim për 2 minuta duke e përzier vazhdimisht me lugë druri. Shtojmë një garuzhdë me lëng të valuar dhe kur ky të shterojë, shtojmë salcën e domates dhe një garuzhdë tjetër lëng. E përziejmë dhe e lëmë të ziejë duke shtuar lëng të valuar sipas nevojës. Kur të duhen edhe 2 minuta nga zierja e orizit, hedhim domatet e prera në mes, borzilokun e copëtuar me dorë, dhe e rregullojmë për kripë. Pasi orizi të ketëzier, e heqim nga zjarri, shtojmë gjalpin e ftohtë nga frigoriferi të prerë në kubikë të vegjël, djathin dhe i përziejmë me lugë druri. E shërbejmë me gjethe borziloku. /Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë