Është sulmuar nga ujqit kopeja e deleve e fermerit Ramë Mujaj nga Strellci i Epërm, mbrëmë në orët e vona të 16 qershorit.
Së paku 12 copë dele i ka mbytur ujku tregon pronari i kësaj ferme.
“Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë… është edhe trishtueshëm”, tregon pronari i kësaj ferme.
Në njoftimin e Kuvendit komunal të Deçanit thuhet se pronari dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që ka arritur t’i mbysë 12 delet.
Drejtori e Bujqësisë bashkë më inspektorin komunal thuhet se kanë dal sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku.
Pronari i kësaj ferme, Ramë Mujaj u ka tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët që kullosin sepse ujku tashmë e ka të njohur këtë terren dhe mund t’i sulmojë edhe kopetë tjera që ka ky fshat.