Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vlerat shëndetësore të vajit të pjeprit

Pjepri është një ndër frutat më të konsumuar gjatë verës. Përvec shijes së ëmbël që ka, vlera e tij konsiston edhe përfitimet shëndetësore që ofron.

Vlerat shëndetësore të farave të pjeprit

Sipas të dhënave, farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina.

Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim vitaminash dhe mineralesh

Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E.

Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.

Sipas të dhënave, farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.

Këto minerale ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, forcimin e kockave dhe mbajtjen larg të diabetit.

Shëndeti i sistemit tretës

Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët.

Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Farat e pjeprit për zemrën

Sipas të dhënave, farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera.

Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha

Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë.

Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.

Farat e pjeprit kundër stresit

Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke.

Shëndeti i veshkave

Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira.

Këto fara rekomandohen të përdoren për të mbrojtur shëndetin e veshkave.

Si t’i konsumoni farat e pjeprit

Farat mund t’i hani të freskëta duke i përfshirë në sallata perimesh apo frutash.

Ato mund t’i thani ose t’i përfshini në lëngje dhe supa sepse ofrojnë trashësinë dhe ëmbëlsinë e duhur./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë