Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 20 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Arrestimi i tyre ka ndodhur për shkak se të njëjtit janë të dyshuar për kryerjen e veprimtarive të ndryshme të kundërligjshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia gjithashtu ka shqiptuar 1590 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.