Përgjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë, mesfushori danez, Christian Eriksen, u rrëzua pa ndjenja në tokë në minuten e 43-të të ndeshjes.
Në bazë të asaj që raportojnë mediat e huaja, futbollisti pësoi sulm kardiak, të cilit i shpëtoi, falë intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor.
Raportimet e fundit tregojnë se 29-vjecari tanimë është në gjendje stabile, por është nën përkujdesje intensive nga stafi mjekësor.
Ndeshja në fjalë është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të zhvillohet.