Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes pronari i restaurantit ku kishte ndodhur shpërthimi në Ferizaj, Genc Sopa

Pronari i restaurantit “Steak House”, në Ferizaj, Genc Sopa ka ndërruar jetë  në spitalin e Turqisë.

Sopa kishte marrë plagë të rënda pas shpërthimit të bombolës së gazit që ndodhi në janar të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur në rrjete sociale.

Shpërthimi kishte ndodhur në restorantin “Steak House’ në lagjen ‘Village’. 42 persona ishin plagosur kurse 11 ishin në gjendje më të rëndë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë