Dy kirurgët e njohur në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, dr. Salih Krasniqi dhe dr. Adem Rrusta, janë pensionuar sot.
Në shenjë falënderimi për punën e bërë ndër vite, stafi shëndetësor i kësaj klinike i ka falënderuar të dy doktorët për kontributin e dhënë ndër vite, me c’rast kanë organizuar një koktej rasti.
Në këtë koktej ka marrë pjesë edhe deputeti Haxhi Avdyli, i cili ishte koleg i dy të pensionuarve.
“Sot Klinika e Kirurgjisë, me rastin e pensionimit të Kirurgëve Prof Dr Sali Krasniqit e Dr Adem Rrusta organizoi një koktej falënderues. Ata jo vetëm që trajtuan mijera e raste e shpetuan jetë, ishin shtylla e edukimit të studentëve e mjekëve të rinj”, ka shkruar Avdyli.