Shërbimet profesionale mjekësore të ofruara nga stafi i Poliklinikës Endomedica kanë qenë gjithnjë motiv kryesor që shumë pacientë ta kenë adresë kryesore pikërisht këtë poliklinikë. Një punë, që gjithnjë është e dirigjuar nga pasioni për profesionin dhe dëshira për t’ua lehtësuar dhimbjet pacientëve, s’ka si të përfundojë ndryshe, pos si e suksesshme.
Kur flitet për një staf shëndetësor, që qëllim parësor e ka përmirësimin e shëndetit të pacientit, nuk është e vështirë të konkludohet se pse ata janë aq të suksesshem.
Brenda kësaj poliklinike gjendet edhe Departamenti i Nefrologjisë që po ashtu ofrohen shërbime cilësore.
Departamenti i Nefrologjisë merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që prekin veshkat.
Nefrologu bën ndjekjen e vazhdueshme të pacientëve me sëmundjeve të veshkave, këshilla nefrologjike për pacientët dhe familjarët e tyre për parandalimin e sëmundjeve të veshkave, si dhe vlerësimin e faktorëve të rrezikut për zhvillim e sëmundjeve të veshkave.
Mjeku i kësaj poliklinike trajton një gamë të gjerë të sëmundjeve renale.
Shërbimet e këtij departamenti përfshijnë:
– Diagnostikim i sëmundjeve apo çrregullimeve të veshkave;
– Çrregullime të traktit urinar dhe përmbajtjes së urinës;
– Probleme të shkaktuara nga hipertensioni;
– Insuficiencë renale akute ose kronike.
Sikurse tashmë dihet, Endomedica është adresa kryesore për shumë shqetësime shëndetësore.