Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
SHSKUK ngushëllon familjen e infermieres që u gjet pa shenja jete në Spitalin e Vushtrrisë

Ditën e djeshme u gjet pa shenja një infermiere në Spitalin e Vushtrrisë.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve me rastin e vdekjes së saj.

Nga SHSKUK është thënë se infermierja për vite me radhë me përkushtimin më të madh u ka shërbyer pacientëve.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve, me rastin e vdekjes së infermieres Zana Shabani, e cila për vite me radhë, me përkushtimin më të madh, i shërbeu pacientëve në Spitalin Sheikh Zayed në Vushtrri”, është thënë nga SHSKUK.

Vdekjen e infermieres e kanë konfirmuar dje për Express nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 08:00 është informuar policia së është gjetur pa shenja jete në vendin e saj të punës. Vdekja është cilësuar si e dyshimtë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë