Në Qendrën Klinika Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen vetëm 54 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Ndërsa 96 pacientë janë në oksigjeno-terapi.
“Në bazë të raportimeve nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 131 pacientë, prej tyre 54 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjeno-terapi”, thuhet në raportin e SHSKUK-së, transmeton Telegrafi.
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, dy prej tyre në gjendje të rënduar, kurse 27 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 71 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 26 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 44 pacientë, prej tyre 27 të konfirmuar pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 16 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientënga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnëPërgatitu përpara pushimeve duke eleminuar celulitin në 28 ditë. Nxitoni produkti është drejt funditMira PielPaska qenë e thjeshtë, ja teknologjia që mban fytyrën pa asnjë rrudhëiuveniscare.comRigjenero lëkurën me produkte organike (BIO)SKIN NOVIS
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot për një viktimë nga COVID-19, e regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas IKSHPK, të enjten janë shënuar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me coronavirus. IKSHPK bëri të ditur se kjo shifër bazohet në 2.295 mostra të testuara.
Gjatë 24 orëve të fundit nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 147 pacientë ndërsa raste aktive janë 1.511.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,466 pacientë me këtë virus. Prej tyre 103.711 janë shëruar ndërsa 2,244 kanë vdekur.
Sipas një njoftimi të ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës.