Para pak minutash u raportua se gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, është aksidentuar.
Sipas informacioneve të para, një veturë ka goditur Kelmendin gjersa ishte në lëvizje me motoçikletë.
Kelmendi ka njoftuar se është mirë pas aksidentit që ka pësuar me motoçikletë.
Ai tha se nuk ka asnjë lëndim dhe se aksidenti ishte krejt i vogël.
“Mirë jam.Asgjë s’ka ndodhë. Aksident krejt i vogël. Nuk kam asnjë lëndim, asnjë gërvishtje.Faleminderit për kujdesin”, ka shkruar ai.