Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj të miturës në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 26-27.05.2021, në Ferizaj, përkatësisht në banesën e stërnipit të tij për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën e moshës 13 vjeçare, në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer sulm seksual ndaj të miturës, deri sa e mitura ka shkuar në banesën e motrës së saj dhe deri sa i pandehuri ka qëndruar në një dhomë të banesës kur e mitura me insistimin e motrës dhe burrit të saj kishte hyrë në dhomën e të pandehurit i njëjti pasi që kishe fjetur me të deri në mëngjese kishte filluar ta prek në trup për qëllime seksuale.

Youtube

Arkiva

Kategoritë