Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e ish-drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Basri Sejdiu.
Në seancën e mbajtur më 30 prill të këtij viti, Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të Inspektoratit të Punës, shkruan Gazeta Shneta.
“Refuzohen si të pabazuara ankesat e të paditurës Inspektorati i Punës në Prishtinë dhe palës së interesit juridik Basri Sejdiu, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinës – Departamenti për Çështje Administrative A.nr. 16902020 i datës 16.03.2021, vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit.
Të njëjtin vendim kjo gjykatë e kishte marrë edhe në fund të vitit të kaluar, por më pas Gjykata Supreme e kishte kthyer rastin në rigjykim.
Basri Sejdiu është shkarkuar nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së në korrik të vitit 2020 nga Bordi Drejtues. Shkarkimi ishte arsyetuar me parregullësitë e gjetura nga auditori i brendshëm dhe Zyra Kombëtare e Auditorit.