Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjilani pranon 133 pako ushqimore dhe higjienike nga Zyra e OKB-së

Komuna e Gjilanit ka pranuar sot një donacion prej 133 pakove ushqimore dhe higjienike nga Zyra e OBK-së në Kosovë.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar Zyrën e OKB’së për këtë donacion dhe për mbështetjen e vazhdueshme për qytetarët e Gjilanit.

“E falënderoj misionin e OKB’së në Kosovë për mbështetjen në kohë pandemie me pako ushqimore dhe pako higjienike, për qytetarët e Gjilanit që janë në listën e gjendjes sociale, për një mirëqenie më të mirë. Ne kemi qenë përfitues edhe të disa programeve të tjera nga Tahir Zanin, përfaqësues special dhe zonja Freemen”, tha Haziri.

Ndërkaq, Barrie Freemen, zëvendës shefe e Zyrës së OKB-së në Kosovë, ka thënë se ndihet mirë që sot po e dorëzojnë këtë donacion, që është mbështetje për njerëzit në nevojë në komunën e Gjilanit për ta përballuar situatën me pandeminë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë