Personeli shëndetësor që u vaksinuan në Kukës me dozën e parë të vaksinës kundër pandemisë Covid-19, të hënën janë ftuar që të vaksinohen me dozën e dytë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, përcjell Albanian Post.
Janë gjithsejtë 500 punëtor shëndetësor kosovarë që janë vaksinuar në Kukës me dozën e parë të vaksinës.
Këta mjek janë edhe të parët kosovarë që do të marrin dozën e dytë të vaksinës në mënyrë të organizuar. Ky personel shëndetësor do të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca.
Mjekët janë falënderues si për shtetin shqiptarë që ju mundësoi të vaksinohen me dozën e parë, po aq falënderues janë edhe për shtetin e Kosovës që po ju mundëson vaksinimin me dozën e dytë.
Vaksinomini në “1 Tetori” për stafin mjekësor do të filloj nga ora 12:30. Kjo dozë do t`i mbrojë mjekët edhe nga versioni i ri indian i virusit.
Në Kosovë deri më tani janë vaksinuar 56 mijë qytetarë me dozën e parë të vaksinës kundër pandemisë Covid-19.