Egzon (Zeqir) Hashani (27 vjeçar) nga fshati Gadime, Komuna e Lipjanit, është diagnostikuar me sëmundjen kancerogjene, prandaj ai duhet urgjentisht të dërgohet për shërim në Turqi.
Për mjekimin e Egzonit duhet të sigurohen 76,650€ (shtatëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro), vlerë kjo e përcaktuar nga Medipol Mega University Hospital, Stamboll/Turqi.
Egzoni muaj me parë e ka humbur nënën nga sëmundja e kancerit, prandaj trajtimi urgjent është shpresë për të.
“Për ta ndihmuar Egzonin në trajtimin e kësaj sëmundje dhe shërimin e tij, me lutjet te Zoti që Egzoni të kthehet pranë familjes, pranë djalit një vjeçar, kërkojmë ndihmën e vullnetmirëve për të kontribuar në grumbullimin e mjeteve, vlerë kjo që është e papërballueshme për familjarët”, thuhet në apelin për ndihmë.
Kontributet e juaja nga Kosova mund të dërgohen në llogarinë bankare:
Emri i Bankës: Raiffeisen Bank Kosovo
Adresa e Bankës: Prishtina, Kosovo
Përfituesi: Egzon Hashani
Llogaria bankare: 1501080002267885
Ndërsa nga diaspora, kontributet e juaja mund të dërgohen në llogarinë bankare:
Emri i Bankës: Raiffeisen Bank Kosovo
Adresa e Bankës: Prishtina, Kosovo
SWIFT code: RBKOXKPR
Përfituesi: Egzon Hashani
IBAN: XK05 1501080002267885
Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit të familjarëve të Egzonit: +383 45 685 732.