Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Komuna e Gjakovës nuk është e furnizuar me vaksinat anti-Covid

Nuk ka vaksina, ju njoftojnë mediat. Ky është mbishkrimi në deren e qendrës së mjekësisë familjare “Ereniku”, që po shfrytëzohet për imunizimin e qytetarëve me vaksinën anti Covid. Qytetarë të shumtë po kthehen pas, pa u vaksinuar, përderisa, në Prishtinë po vazhdon vaksinimi, në mënyrë të rregullt .

Makfirete Berisha Infermiere kryesore e vaksinimit në këtë qendër, tregoj se kanë kërkuar furnizim me vaksina nga Prishtina dhe janë në pritje të një informate .

Ndërkohë Afërdita Spahiu Shllaku, drejtoreshë e shëndetësisë në komunën e Gjakovës, përmes telefonit ka deklaruar se posedon informacion që brenda dy javëve do të vijë një kontigjent me rreth 130 mijë vaksina të cilat pastaj do të ndahen në proporcion me numër të banorëve nëpër komuna. Tutje drejtoresha Shllaku potencoi që nëse para këtij afati kohor do të ketë ndryshime në furnizim të vaksinave,qyetarët do të njoftohen me kohë rreth procedurave të vaksinimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë