Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Infermieri grevist nderohet me titullin “Ambasador i paqes”


Infermieri Enlirat Duraku është nderuar me titullin “Ambasador i paqes” nga Federata Universale e Paqes.

“UPF-ja mbështet punën e Kombeve të Bashkuara (UN), veçanërisht në fushat e ndërtimit të paqes. Një falënderim i veçantë shkon për z. Tahir Shabanin, ambasador i Paqes në Francë, përfaqësues i kulturës dhe traditave tona edhe jashtë kufijve dhe lobues për arritjen e paqes botërore”, ka shkruar Duraku në Facebook.

Kujtojmë se Duraku para dy ditësh ka ndërprerë grevën 20-ditore të urisë.

Duraku ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrritjes së pagesës për ndërrimet e natës për infermierët, për mospagesën e punës gjatë vikendit dhe orëve shtesë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë