Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Policia me detaje për vrasjen në Pejë, dorasi ende në arrati

Një person në rrethana të panjohura ka qëlluar me armë zjarri duke lënë pa shenja jete një person tjetër dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:39 në rrugën “Xhin Gazuli”, në Pejë.

Siç bëhet e ditur në raport, njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja  e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja.

“Është raportuar  se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull  ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull  kosovar  dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja  e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë