Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Klinika Endokrinologjike në QKUK, pranon donacion nga EULEX-i

Në hollin e Klinikës Endokrinologjike në QKUK, është bërë pranimi i donacionit nga ana EULEX-it për Klinikën Endokrinologjike.

Dorezimi i këtij donacioni është bërë nga shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigermark, ndërsa pranimi i donacionit është bërë nga drejtoresha e kësaj Klinike Prof.ass.Dr Venera Berisha Muharremi.

Donacioni në fjalë ka ardhur, pas aprovimit nga EULEX të kërkesës së drejtoreshës Berisha-Muharremi, i cili donacion përmban inventar, paisje kompjuterike, fotokopje dhe materiale për zyre të personelit shëndetësor.

Dr.Venera Berisha Muharremi për portalin Familja Jonë, ka thënë se është e nderuar që kjo arseyje e dorëzim pranimit të këtij donacioni bëri që sot të jenë të pranishëm vet shefi i Eulexi-t z.Wigermark.

“Jam e nderuar që kjo arseyje e dorëzim pranimit të këtij donacioni bëri që sot të jenë të pranishëm vet shefi i Eulexi-t z.Wigermark, Kryetarja e Bordit të SHSKUK dr.Agreta Gecaj-Gashi dhe drejtori ynë i përgjithshëm i SHSKUK-së dr.Valbon Krasniqi të cilet me praninë e tyre e nderuan Klinikën Endokrinologjike”, u shpreh Berisha-Muharremi.

Dr.Venera në intervistë për portalin Familja jonë, falenderoi edhe EULEX-in dhe shefin Wigemark.

“Më lejoni të falenderoj EULEX-in dhe shefin e saj z.Wigemark për këtë donacion që i bëri klinikës tonë e që pa mëdyshje që kjo do të lehtësoj dhe ndihmoj punën e personelit të kësaj klinike”.

Ajo thotë se Klinika Endokrinologjike falë mbeshtetjes së drejtorisë së QKUK-së, por edhe donatorëve privat, sot ka një ambient modern.

“Klinika Endokrinologjike, sot ka ambiente modern falë mbështetjes së drejtorisë së QKUK-së, por edhe donatorëve privat e që kanë bërë që kjo klinikë të jetë shembull jo vetëm brenda QKUK-së, por edhe në rajon”.

Ndërsa, shpreson që mbështetje dhe donacione të tilla nuk do të mungojnë në të ardhmën.

Donacioni në fjalë ka ardhur, pas aprovimit nga EULEX të kërkesës së drejtoreshës Berisha-Muharremi, i cili donacion përmban inventar, paisje kompjuterike, fotokopje dhe materiale për zyre të personelit shëndetësor./FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë