Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
MSH: Për të marr vaksinën antiCOVID duhet të regjistroheni në eKosova, kjo është procedura

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për të marr vaksinën antiCOVID-19 qytetarët duhet të regjistrohen në eKosova.

Ministria e Shëndetësisë në një postim në rrjetin social Facebook i ka bërë të ditur procedurat për regjistrim në eKosova.

Lexoni të plotë njoftimin:

“Të dashur qytetarë,

Për të marrë vaksinën kundër COVID-19 patjetër se duhet të REGJISTROHENI në eKosova dhe pastaj të APLIKONI për vaksinë. Sigurohuni t’i ndiqni hapat si më poshtë:

SI TË REGJISTROHEMI?

Regjistrohuni me të dhënat tuaja në https://ekosova.rks-gov.net/

Shënoni të dhënat tuaja dhe konfirmoni pëlqimin tuaj për marrjen e shërbimeve dhe pajtohuni me Politikat e Privatësisë.

Zgjedhni llojin e llogarisë: Qytetar

Ngarko dokumentet e kërkuara: Fotografinë e letërnjoftimit përpara dhe mbrapa dhe fotografinë ku shiheni ju duke e mbajtur letërnjoftimin.

Shkruani Kodin të ardhur në telefonin tuaj dhe KYQUNI në llogarinë tuaj të re.

SI TË APLIKOJ PËR VAKSINË?

Pas regjistrimit sigurohuni të shtypni HYR.

Klikoni SHËRBIMET.

Klikoni SHËNDETI.

Klikoni Aplikimi për vaksinen kundër COVID-19.

Shënoni profesionin dhe klikoni në butonin anash nëse keni sëmundje kronike.

Pas REGJISTRIMIT dhe APLIKIMIT, prisni njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë