Klinika e Radiologjisë ka shënuar rekord shërbimesh për pacientë gjatë katër muajve të parë të këtij viti. 55 mijë e 320 pacientë pranuan shërbime në këtë klinikë vetëm gjatë këtij harku kohotr.
Situata me pandeminë e shumëfishoi punën e radiologëve të kësaj klinike, kësisoj Radiologjia ofronte shërbime 24 orë për pacientët.
Ky fluks i madh i qytetarëve padyshim se ka ndikuar në shtimin e angazhimit të radiologëve. Disa nga ta rrëfejnë përvojat e përjetuara gjatë kësaj kohe.
“Përkundër punëve të vazhdueshme që realizonim në klinikën tonë, hasëm në një fluks të madh të pacientëve të cilët kërkonin ekzaminime radiologjike. Në kohën e pandemisë u hapën edhe klinikat covid, domethënë, përvec Klinikës Infektive edhe Mjekësia Sportive dhe Klinika Interno të cilat u mbushën me pacientë me COVID-19. Si rrjedhojë e kësaj, ata të gjithë kishin nevojë për ekzaminime radiologjike. Ne angazhuam staf shtesë për shkak se të gjithë kishin nevojë për radiografi, por edhe për ekzaminime tjera”, shprehet radiologu Ilir Bejta.
Radiologët e tjerë shprehen se ka pasur raste kur një pacient ka dalë negativ në testin kundër COVID-19, mirëpo radiografia e ka vërtetuar të kundërtën.
Puna e bërë nga personeli shëndetësor i kësaj klinike ka rezultuar e suksesshme, marrë parasysh punën e bërë në kushte të jashtëzakonshme nga ta.