Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, dr. Valbon Krasniqi, ka mbajtur takim me drejtorët e spitaleve të përgjithshme.
Në takim është diskutuar në lidhje me menaxhimin e situatës me COVID-19, trajtimin e rasteve të tilla në spitalet e përgjithshme, po ashtu referimin e rasteve nga spitalet e përgjithshme për në klinikat e QKUK-së dhe mundësia e përkrahjes së fushatës së vaksinimit nga ana e spitaleve të përgjithshme.
Drejtori Krasniqi falënderoi spitalet për punën që kanë bërë në menaxhimin e rasteve me COVID.
Ai kërkoi nga drejtorët që spitalet e përgjithshme të shfrytëzojnë maksimalisht kapacitetet infrastrukturore dhe profesionale dhe referimet për QKUK të bëhen vetëm në rastet kur një shërbim nuk mund të ofrohet në spitalin përkatës.
Spitalet e Përgjithshme shprehen vullnetin dhe gatishmërinë që në rast nevoje të përkrahin zbatimin e planit të vaksinimit.