41 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku nëntë nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit 24-orësh të spitalit, 32 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa një pacient është me respirator.
Gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë shëruar 13 pacientë. /familjajone