Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
426 pacientë me koronavirus po trajtohen në ShSKUK

Pacientët e sëmurë nga Sars-Cov-2, po vazhdojnë të marrin tretman mjekësor në kuadër të klinikave COVID dhe spitaleve të përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Nga raportet e datës 11 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 426 pacientë.

309 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 319 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 179 pacientë

14 prej tyre në gjendje të rënduar

130 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

145 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 77 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 247 pacientë

17 prej tyre në gjendje të rënduar

179 të konfirmuar pozitivë

174 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 43 pacientë

Spitali i Gjakovës, 45 pacientë

Spitali i Pejës, 54 pacientë

Spitali i Gjilanit, 35 pacientë

Spitali i Ferizajt, 34 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë

Youtube

Arkiva

Kategoritë