Deputetët e Komisionit për Shëndetësi kanë shkuar në vizitë në ShSKUK, ku vecse ka filluar takimi me drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqin.
Takimi është i mbyllur dhe nuk lejohet pjesëmarrja për medie, ndërkaq pritet prononcimi i pjesëmarrësve pas përfundimit të takimit.