Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat që COVID-19 lë në lëkurë

Studimet e fundit lidhur me atë se si ndikon koronavirusi në lëkurë kanë dalë me disa përfundime jo të pritshme.

Përvec në sistemin e organeve të frymëmarrjes dhe ndonjë pjese tjetër të organizmit, koronavirusi po mendohet se ndikon edhe në ndryshimet e lëkurës te disa persona.

Shenjat që vërehen në trup janë kosheret (shenja në formë rripi me ngjyrë të kuqe, rozë ose ngjyrë të trupit që shkaktojnë irritim të lëkurës) dhe gishta të enjtur të këmbëve që marrin ngjyrë të kuqe, shkruan Very Well Health.

Ekspertët janë ende duke mësuar në lidhje me sëmundjen, por ata besojnë se inflamacioni që është ‘në lojë’ mund të ndikojë në disa kushte të lëkurës, si është ‘gishtërinjtë COVID’.

Viruset dhe sëmundje të tjera mund të shkaktojnë gjithashtu simptoma të lëkurës, si fruthi dhe lija, por simptomat zakonisht zhduken pasi një pacient të shërohet.

Pacientët me simptoma të vazhdueshme të COVID-19 tregojnë se gjendje të tilla si lodhja, dhimbja e kokës dhe vështirësitë në frymëmarrje janë të zakonshme në javët pas infektimit.

Këta “bartës të gjatë” ose njerëz me “COVID të gjatë”, gjithashtu përjetojnë simptoma të lëkurës  disa prej të cilave mund të zgjasin për disa muaj, sipas hulumtimit të ri të prezantuar në Kongresin e 29-të të Akademisë Evropiane të Dermatologjisë.

Të dhënat e regjistruara të gati 1.000 pacientëve në 39 vende të ndryshme treguan se pacientët me gjendjen post – COVID vazhdojnë të përjetojnë simptoma të lidhura me lëkurën shumë kohë pasi të jetë pastruar infeksioni fillestar duke filluar nga:

– Urtikarie;

– Shpërthimet me ndryshime papule dhe pllaka me luspa në lëkurë;

– Gishtërinjtë COVID, që karakterizohet nga ënjtje, njollë ose gunga të dhimbshme në gishta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë