Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gastronomët e Kosovës kërkojnë dorën e shtetit

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica, ka thënë se sektori i grastonomisë po vuan nga masat joadekuate të Qeverisë së Kosovës.

Në një intervistë në “Sytë 7”, ai tha se nuk kanë mbështetje financiare dhe se ky sektor ka pësuar dëme të papara.

“Për dallim prej Qeverisë së kaluar, në këtë Qeveri kemi pasur tri takime për dy masat paraprake, për masën e fundit nuk kemi pas bashkëpunim, gjendja nuk është e lehtë. Po vuajmë si sektor në mënyrë të përgjithshme, po vuajmë nga masat joadekuate të Qevrisë me vonesa të ndryshme si në aspektin e mbështetjes financiare dhe politika fiskale edhe në menaxhimin e pandemisë. Jemi të fundit me procesin e vaksinimit. Gastronomia është parë prej fillimit si ishull i veçantë duke u goditur me vendime të ndryshme dhe dëmet kanë qenë të papara. Ka qenë një kompromis shumë i dhimbshëm për këtë sektor duke marrë parasysh vendet e tjera që as nuk është menduar që kanë me qenë kaq të shpejta në sigurimin e vaksinave sepse ka pasur një masë liberale totalisht në vendet si Shqipëria, Mali i Zi dhe të tjera duke e krahasuar me Kosovën ku po rrezikojmë që të përsëritet i njëjti skenar por të njëjtën gjë nuk do ta lejojmë”, tha ai.

“Gastronomia më së miri është në Shqipëri. Mali i Zi vitin e kaluar ka pasur rënie ekonomike të jashtëzakonshme. Shqipëria ka pasur ngritje të turizmit në kohë të pandemisë, Kosova ka pasur 92% rënie të turizmit”, shtoi Vranica.

Youtube

Arkiva

Kategoritë