Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Nëse qëndroni një kohë të gjatë ulur në punë, bëni këtë ushtrim të magjishëm për eshtra dhe muskuj

Qëndrimi për një kohë të gjatë ndikon negativisht në kurriz, gjunjë dhe muskuj

Dhimbja dhe një ndjenjë e ngurtësisë mund të shfaqen shpejt dhe për të parandaluar pasojat e tilla, ndiqni këshillat e instruktores së stërvitjes të jogës dhe fitnesit, Jill Miller.

E gjitha që ju nevojitet është një karrige. Ngrini këmbën e djathtë dhe qëndroni në mesin e karriges, transmeton Telegrafi.

Mbani stabilitetin në atë mënyrë që të largoni këmbën e majtë pak prapa (do të duhej të qëndronit në atë pozitë sikur ngjiteni në një terren).

Të mbështetur në këmbën e majtë lakojeni në gju, ndërkaq gjurin e djathtë mbajeni vertikalisht mbi kyçin e djathtë, tendosni vithet dhe do të ndieni se si tendosni këmbën dhe kofshën.

Ushtrimin përsëriteni duke vënë këmbën e majtë në karrige.

– Me këtë ushtrim do të hapni mirë kërdhokullat dhe do të tendosni muskujt që kanë të bëjnë edhe me gjurin edhe me kërdhokullën, thotë Miller.

Kur qëndroni për një kohë të gjatë ulur këta muskuj grumbullohen, dhe si pasojë nga fundi i ditës ndiejmë dhembje të thellë në shpinë, vuajmë nga vështirësitë në frymëmarrje dhe vuajmë më shumë stres.

Youtube

Arkiva

Kategoritë