Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Infermieri Enlirat Duraku, në ditën e dymbëdhjetë të grevës

Infermieri Enlirat Duraku tash e dymbëdhjetë ditë ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrritjes së pagesës për ndërrimet e natës për infermierët, për mospagesën e punës gjatë vikendit dhe orëve shtesë.

Ai ka ftuar përseri kolegët e tij që të I bashkohen në këtë grevë. Duke ju drejtuar qeverisë për ndarjen e buxhetit ndaj minoriteteve serbe.

Postimi i plotë:

“DITA 12, GREVË URIE

2.7 milion euro për infermierët të propozuara nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për Komisionin për Buxhet dhe Financa , Amandamenti 2 për projektligjin Nr. 07/L-041 me nr. Protokoli 07/1314 të datës 29/12/2020, deputetët tanë e refuzuan.

Por,

11 milion euro për pagesë të energjisë elektrike për minoritetin serbë në veri nga parat e taksapaguesve kosovarë deputetëve tanë u është dukur e rrugës dhe e drejtë.

Kolegë të nderuar ju ftoj t’i bashkangjiteni grevës që së bashku ti realizojmë kërkesat tona.

Enlirat K. Duraku”. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë