29 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit.
Prishtina sërish shënon numrin më të lartë të të infektuarve në nivel komunash në Kosovë.
Përvec në Prishtinë, të infektuar ka edhe në komuna të tjera, si: Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Pejë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë. /familjajone