Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Si t’i ndihmojmë bebet me hundë të bllokuara ?

Shkaktari më i shpeshtë i bllokimit të hundëve te bebet janë infeksionet e ndryshme virale, përkatësisht nëntipat e viruseve. Faktor rëndues është gjithsesi mungesa e imunitetit të bebes, veçanërisht nëse bebja pjesërisht apo fare nuk ushqehet me qumësht gjiri(imunitetin e vetëm bebja e merr nga qumështi i nënës).

Cilat mund të jenë pasojat?

Bebja me hundë të mbyllura të shumtën e rasteve është e shqetësuar, qan, nuk bën gjumë të mirë dhe merr frymë me vështirësi. Për këtë shkak pastrimi i hundës është shumë i rëndësishëm, sepse problemet me hundët mund të zgjasim goxha shumë.

Gjithashtu hundët e mbyllura mund të jenë shkaktarë të shumë komplikimeve të cilat shumë lehtë shfaqen me rrjedhje të sekrecioneve te tejdkushme në tubin e Eustahut (inflamacioni i veshit të mesëm). Aty shumë shpejt krijohen kushtet për shfaqje të infeksioneve bakteriale por edhe për shfaqjen e temperaturës së larte.

Si t’i ndihmojmë bebet?

Hunda e bebes pastrohet me tretës fiziologjik, me ndihmën e ampulave apo shiringave. Në rastin e hedhjes së pikave, koka bebes duhet kthyer anash, në mënyrë që të mos ndodhë aspiracioni dhe shkuarja e lëngut në kapërcell, ndërkaq nofulla duhet ngritur lehtë.

Pikat hidhen ngadalë në njërën vrimë të hundës dhe pastaj në tjetrën. Sasia e tretjes deri në 1 ml është e mjaftueshme për vetëm njërën vrimë të hundës. Nëse ka tepër sekrecion, sekrecioni më parë duhet të hiqet me ndihmën e pompës apo pompës me thithëse, pastaj të përdoret tretesira fiziologjike. Rekomandohet lagështi e mjaftueshme e vendit në të cilin qëndron bebja.

Spreji përdoret në këto situata:

– për pastrim dhe njomje të mukozës së hundës,
– për lehtësimin e vështirësive te mbyllja e hundëve,
– për regjenerim të mukozës,
– për mbrojtje të mukozës së hundës nga tharja,
– për zbutjen e krusteve (koreve brenda vrimave të hundës).

Youtube

Arkiva

Kategoritë