Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Quiche me djathë dhe gorgonxla dhe domate të vogla

Përbërësit për brumin brisé: tavë me diametër 26 cm, 250 gr miell, 100 gr gjalpë i butë në kubikë, 70 ml ujë të ftohtë, 150 gr djathë gorgonzola, 15 kokrra domate të vogla, 1 grusht arra të qëruara të ndara në mes, 2 vezë, 200 ml panna, kripë dhe piper.

Përgatitja e brumit brisé: Përzieni gjalpin me miellin, kripën dhe ujin. Brumit jepini formë të rrumbullakët dhe lëreni të pushojë në frigorifer për 15 minuta të mbështjella me letër palsitke. Ndizeni furrën me 180°. Merreni brumin, hapeni duke i dhënë formën e tavës por kini parasysh që do vishni dhe anësoret e saj me 2-3 cm lartësi.

Shpojeni bazën e tortës me priun dhe piqeni për 15 minuta. Nxirreni nga furra dhe shpërndani mbi të djathin në copa të vogla. Në një tas përzieni vezët me panën, piper dhe pak kripë ( kini parasysh që djathi është shumë i kripur). Hidheni te baza e tortës, sistemoni domatet dhe copat e arrave dhe piqeni në furrë për 35 minuta afërsisht ose derisa të shikoni që quiche ka marrë ngjyrë të artë. Servierni të vakët ose të ftohtë.

Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë