Pasi Kosova ka pranuar rreth 5 mijë doza të vaksinave Pfizer, gjatë ditës së mërkurë ka nisur vaksinimi i stafit shëndetësorë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë,
Para Sallës “1 Tetori” në Prishtinë, në radhë kanë pritur numër i madh i stafit shëndetësor për të marrë vaksinën.
Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme ka njoftuar për rifillimin e vaksinimit me këtë kontingjent të vaksinave. Por nga MSH kanë thënë se në fazën e parë do të vaksinohen vetëm ata punëtorë shëndetësorë që nuk e kanë marr vaksinën Astra Zeneca për shkak të gjendjes shëndetësore.
“Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ndërsa Express shkruan se drejtorë të shëndetësisë nëpër komuna kanë deklaruar se nuk kanë informacione se me sa doza të vaksinave do të furnizohen, ndonëse kanë thënë se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është i madh.
Kujtojmë që më furnizimin e vendit me 24 mijë vaksina Astra Zeneca, një pjesë e punëtorëve shëndetësorë kanë refuzuar ta marrin këtë vaksinë.