Përafërsisht 228 milionë njerëz në të gjithë botën, kryesisht fëmijë, janë në rrezik të preken nga sëmundje të tjera sepse programet e vaksinimit janë ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19.
Pesëdhjetë vende në botë, për shembull, nuk vaksinojnë kundër fruthit, poliomelitit ose etheve të verdha, thanë OBSH dhe UNICEF.
Fruthi ishte një kërcënim edhe para COVID-19
Fruthi ishte një kërcënim edhe para pandemisë së coronavirusit, por tani miliona fëmijë nuk janë vaksinuar kundër sëmundjes shumë ngjitëse, transmeton Telegrafi.
“Pandemia ka përkeqësuar një situatë të keqe më parë”, tha Drejtori Ekzekutiv i UNICEF, Henrietta Fore. Kongo, Pakistani dhe Jemeni janë veçanërisht të prekur.
Një nga problemet është ndërprerja në zinxhirin e furnizimit.
UNICEF ishte në gjendje të shpërndajë vetëm 2.01 miliardë vaksina vitin e kaluar, krahasuar me 2.29 miliardë në 2019.
Një iniciativë e re
OBSH dhe UNICEF kanë nisur një iniciativë të re që synon vaksinimin e 90 për qind të të gjithë të miturve në botë kundër fruthit, hepatitit, tuberkulozit dhe poliomelitit.
Kjo duhet të parandalojë 50 milionë vdekje deri në vitin 2030.
Të dy agjencitë e KB-së po u kërkojnë vendeve më të pasura dhe kompanive farmaceutike të investojnë më shumë në kërkimin e vaksinave dhe të financojnë fushata vaksinimi të arritshme për banorët.