Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vushtrri: Dy persona të maskuar tentojnë ta rrëmbejnë një fëmijë të moshës 11 vjec

Policia e Kosovës ka njoftuar se, gjatë së dielës, dy persona të maskuar kanë tentuar ta grabisin një fëmijë 11-vjecar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 23:00. Rastin në Polici e ka raportuar vetë prindi i fëmijës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon, para hyrjes së objektit, dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thotë se ende nuk dihet moti i rastit, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë