Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Janë të rralla dhe me vlera; Në maj mos harroni kohën kur vijnë nespullat

Është një moment preçiz mes pranverës dhe verës, kur mungojnë frutat. Për shembull, kur portokallet e mbyliln sezonin e tyre, luleshtrydhet, ato të mirat, të pjekurat nga dielli janë ende pak larg. Prandaj edhe përfundojmë gjithnjë të marrim mollë, dardhë, o ndonjë frut ekzotik.

Por, ato që mbushin pikërisht këtë ‘boshllëk’ janë nespullat. Zona të ndryshme veriore nuk i njohin prandaj po i sjellim këtu në një version që as ata që janë rritur me to, nuk i kanë provuar.

Sepse nespullat, mund të jenë pjesë edhe e recetave të kripura. Mundet të jenë edhe jo shpesh të gjetshme në treg por janë frut tipik pranveror. Arsyeja e mos kultivimit të shpeshtë të tyre e për rrjedhojë edhe e një shitjeje të kufizuar, është sepse janë frut i vështirë për t’i rezistuar kohës, kjo i bën të mos jenë shumë të përhapur. Lëkura e tyre nxihet menjëherë duke bërë të qulltë edhe tulin, prandaj tregtarët, jo vetëm në Shqipëri por gjithandej, nuk rrezikojnë të ‘merren me to’.

Megjithatë, tani që është koha më e mirë e tyre, dikush mundet t’i ketë ende në kopësht. Te ne, nespullat janë konsumuar si frut i freskët. Të pakta janë rastet për të cilat ato janë shfrytëzuar për të bërë prevede apo të trajtohen në formë kremoze për të përgatitur ëmbëlsira.

Youtube

Arkiva

Kategoritë