Është organizuar protestë për rritje të pagesës së QKUK. Kjo protestë, ka për synim rritjen e pagesës së mjekëve, të cilët punojnë gjatë ndërrimit të natës.
Protesta do të mbahet para objektit të Kirurgjisë në QKUK, duke ju përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së, vendosjen e maskave dhe ruajtjen e distancës fizike.
Ndërsa, është ftuar edhe Sindikata e Infermierëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës që të bashkangjitën në protestë.
Para disa dite, kryeinfermieri Enlirat Duraku bëri të ditur se është futur në grevë urie deri në plotësimin e kushtëve nga Qeveria.
Ai ka kërkuar që:
Të rritet pagesa e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,
Pagesa e punës gjatë vikendeve dhe pagesa e orëve shtesë sikurse mjekëve,
Pagesa e rrezikshmërisë në punë. /FamiljaJonë/