Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Spanja shpreson të hapet për turistët nga muaji qershor

Spanja shpreson të hapet për udhëtarët e huaj nga muaji qershor, ndërkohë që autoritetet e Bashkimit Evropian punojnë në planet për pasaportat digjitale për koronavirus.

Ministri spanjoll për Turizëm Fernando Valdes ka thënë se testi fillestar do të nisë në muajin maj, në mënyrë që Spanja të jetë e gatshme të pranojë pushuesit muajin e ardhshëm.

Pasaportën digjitale të BE-së, mund ta marrë secili banor i bllokut evropian që është vaksinuar kundër koronavirusit, ka test negativ apo është shëruar së fundmi nga Covid-19.

Një mori shtetesh tani kanë nisur të përdorin pasaporta të tilla, me qëllim të luftimit të pandemisë.

Valdes ka thënë në një konferencë për media në Meksikë se shteti i tij do të mund të jetë gati në qershor për të pritur udhëtarët nga e gjithë bota.

Megjithatë, secila skemë e hapjes së turizimit me vendet jashtë BE-së do të varet nga pasaporta digjitale e bllokut, ka thënë ai.

Komisioni Evropian ka thënë se është duke punuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, që kjo pasaportë të njihet edhe jashtë Evropës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë