Mjekët e Klinikës së Gastroenterologjisë në QKUK mbrëmë ia kanë hequr një pacienti një bateri nga stomaku.
Mjeku i klinikës Dr. Skender Telaku ka njoftuar se gjatë kujdestarisë së mbrëmshme kishin tre raste urgjente për gastroskopi, ku dy prej tyre ishin me bateri të gëlltitura në stomak, shkruan Gazeta Shneta.
“Ishin dy të rinj 24 dhe 26 vjeç, qe për qëllime te caktuara, kishin përbire nga një bateri. Njërit, me basket, rrjete, ia larguam baterinë. Te i dyti nuk e gjetëm baterinë, ajo kishte rëne poshtë ne zorre”, ka deklaruar Telaku.
Ai ka thënë se bateritë shkaktojnë dëmtime të indeve përmes tre mekanizmave ndërveprues.
“Këta mekanizma hyjnë në loje kur një bateri vendoset në ezofag, lukth, zorre , vesh, hunde. Mekanizmi i parë është gjenerimi i një rryme të jashtme elektrolitike që hidrolizon lëngjet e indeve dhe prodhon hidroksid ne polin negativ te baterisë. Mekanizmi i dyte është rrjedhja e përmbajtjes se baterisë, veçanërisht e një elektroliti alkalin dhe i treti ka të bejë me presionin fizik mbi indet ku ngjitet. Përbirja e baterive shkakton shpërthim te ezofagut, stomakut, zorrëve, gjakderdhje të brendshme, dhembje barku”, ka thënë Telaku.
Ai ka falënderuar gastroenterologët e rinj Anesë Maliqaj dhe Flamur Llabjani, si dhe infermieren Nalan Aliu për bashkëpunimin e tyre.