Havushe Rexhepi është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës në sektorin e Shërbimeve të Përbashkëta në QKUK.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka emëruar Havushe Rexhepin, ushtruese të detyrës në pozitën e drejtoreshës së Shërbimeve të Përbashkëta Teknike dhe Administrative në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar vetë Rexhepi në një deklaratë për Gazetën. “Po sot kam pranuar emërimin nga drejtori. Jam ushtruese e detyrës deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar ajo.
Emërimi i Rexhepit në këtë pozitë vjen pas skadimit të mandatit të ish-drejtorit Visar Islamaj.
Islamaj kishte bërë kërkesë që t’i vazhdohet mandati, dhe për këtë çështje ai ka ushtruar ankesë në Inspektoratin e Punës. /Gazeta Shneta/